Një studente po kritikohet vetëm sepse i propozoi të dashurit për martesë. Ukabed Sheybani nga Suedia u takua me të dashurin e saj, Cherno Ameri në mars por e kuptoi shpejt se marrëdhënia e tyre ishte e veçantë dhe për këtë arsye kishte vendosur t’i propozonte.

24 vjeçarja publikoi pamjet ku shihej duke i propozuar të dashurit të saj duke u ulur në gjunjë për t’i drejtuar pyetjen me një unazë në duar.

E reja shumë shpejt u përball me një sërë komentesh negative nga ata që pretendonin se ky veprim ishte i turpshëm.

Ajo thotë se ishte shokuar më shumë nga fakti se komentet negative vinin nga vajzat. Video e saj në TikTok ka arritur më shumë se 10 milion shikime.
@ukabedsheybani Answer to @ilovesmokingcigerettes here you go ? ##fyp ##foryou ##fördig ##viral ##proposal ##tinder @chernostyle @tinder
? original sound - Ukabed Sheybani



