Nga Shqipëria / E Enjte 1 Korrik 2021, 21:09

As mami e as në emër, ja si e thërret Bieta të ëmën e Albanit

Ditën e sotme në "Ftesë në 5", u diskutua për marrëdhënien me vjehrrat dhe si duhen thirrur ato. Gjatë bisedës me të ftuarat, Bieta Sulo zbuloi sesi i thërret dhe ajo vjehrrës së saj.

Dhe jo Bieta nuk i thotë vjerrës 'mami' dhe nuk e thërret në emër.

"Zakonisht i thërras siç i thonë fëmijët 'nona'. Meqë nona është në të gjitha kuptimet", tha Bieta.