Nga Shqipëria / E Enjte 1 Korrik 2021, 14:02

Një hit po vjen: Tayna bëhet bashkë me reperin e njohur

Reperja shumë e suksesshme, Tayna do të vijë së shpejti me një këngë të re. Ajo ka bashkuar forcat me reperin e njohur francez, L’Algerino.

Ky projekt muzikor titullohet “La Boca” dhe do të publikohet sot në orën 18:00. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tayna, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Kujtojmë se pak kohë më parë reperja publikoi këngën “Ti Harro”, në bashkëpunim me Azetin.