Nga Shqipëria / E Enjte 1 Korrik 2021, 12:12

Vjen në jetë Andrra, ministrja shqiptare bëhet nënë për herë të tretë

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, pas dy djemve me bashkëshortin Alban Ismajli.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i një klinike në Prishtinë, Jakup Ismajli për “Telegrafin”. “Albulena ka lindur sot rreth orës 08:39. Operimi ka shkuar mirë. Ka sjell në jetë një vajzë nga shtatzënia e tretë. Foshnja lindur tri kilogramë e 200 gram”, ka thënë ai.

Albulena dhe i shoqi i kanë vendosur të porsalindurës emrin Andrra.