Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” pa afat për Hasan Ferrcakun dhe Elmilimd Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës.
Ata janë arrestuar si të përfshirë në ngjarjen që la pas katër viktima. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së vështirë të të plagosurve.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.
Burimi: "Abc News"
