Nga Shqipëria / E Enjte 1 Korrik 2021, 10:10

Përlotet Xhensila, Besi i bën surprizën më të bukur në emision

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “Abc News”, ku u surprizua nga partneri i saj, Besi.

Ai i kishte përgatitur një video-mesazh me fjalët më të bukura që nga oborri i shtëpisë.

“Unë jam i fiksuar pas luleve dhe gjithë vazot në shtëpi, Xhensila e di shumë mirë që i kam bërë vetë dhe i bëj me shumë dashuri, por lulja që më dha frytin më të bukur edhe çeli më bukur se çdo lule tjetër në tokë është lule Xhensila, e cila ka çelur një Ajkë. Nuk dua të zgjatem më, por e rëndësishme është që ç’të mbjellësh do të korrësh edhe mbillni të mirën”, shprehej Besi.

Xhensila u përlot nga dedikimi, teksa tha në studio se që pas lindjes së Ajkës është bërë natyrë shumë e ndjeshme.