Nga Shqipëria / E Enjte 1 Korrik 2021, 08:08

U fute në rezervuar për t’u freskuar, mbytet 74-vjeçari në Tiranë

Një 74-vjeçar është mbytur në një rezervuar në Tiranë. Viktima është me inicialet M.T. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"