Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Qershor 2021, 23:11

Joeli dhe Ami refuzojnë ofertën e Ermalit, ja arsyeja

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Amarda Toska, e cila së fundmi lançoi linjën e saj të kujdesit për fytyrën dhe flokët. Gjatë intervistës Ami zbuloi detaje mjaft interesante, për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermalin e shumë të tjera.

Amarda tregoi se Ermali i ka propozuar të jetë pjesë në një nga filmat e tij, por ka refuzuar. Gjithashtu edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten.

"Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua", tregoi Ami.