Nora, Gjiko dhe Melinda kanë bashkuar forcat për një super projekt. Të tre këngëtarët do të vijnë me një këngë të re e këtë e kanë zbuluar përmes postimeve në Instagram.

Nora, Gjiko e Melinda kanë publikuar disa foto të realizuara gjatë xhirimeve dhe kanë zbuluar edhe titullin e këngës.

"Ay Caramba", mban titullin kënga e tyre që pritet të publikohet së shpejti e të kthehet në hit.

Gjiko ka bashkëpunuar më parë me dy këngëtaret. Me Norën për këngët “Gabime” dhe “Anna” dhe me Melindën për këngën "X5".














