Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës vendosi që të gjithë bakshishet që ka mbledhur bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së Musaen Zenelit, që humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se janë mbledhur 2.5 milion lekë bakshishe dhe sot i dorëzoi nënës së 19-vjeçarit të ndjerë shumën e mbledhur.
“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, tërë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar” tha Toska për Abc news.
