Nuk preferojnë ta shfaqin jetën e tyre në rrjete sociale, por martesa e Marinës dhe Getit po shkon për mrekulli. Kështu shprehet Marina në një intervistë për "Revista Who", ku tregon më shumë për jetën e tyre familjare, grindjet e sekretin që martesa të mos bëhet monotone.

Pyetjes si po shkon martesa, Marina i përgjigjet: "Për marshallah. E thashë popullorçe fare. Çdo ditë e më tepër që kalon, aq edhe më shumë e duam dhe bëjmë për njëri-tjetrin".

"Luftojmë dhe jetojmë për ta ndërtuar më shumë harmoni martesën tonë, familjen tonë. Monotone martesa mund të bëhet që ditën e parë, nëse nuk kemi qëllimet dhe idetë e njëjta për njëri-tjetrin. Më duket shumë herët kjo pyetje që të më drejtohet mua, qoftë nëse e kam përjetuar apo a e mendoj. Shijojmë çdo ditë dashurinë e gjysmave tona për të forcuar “të qenit një”, shprehet Marina.

E pyetur si është jeta në shtëpinë e tyre të re, moderatorja tha: "Si në çdo shtëpi shqiptari. Me dashuri, me grindje, me njerëz, me muzikë, me gatim e çdo gjë që e bën jetën tonë"

Çfarë është shtëpia për ty? Je nga ato natyra që darka e mbledh përherë në fole?
Marina: Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme.

Mbledh miq për dreka e darka? Gatuan?
Marina: Po, goxha shpesh. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh).

