Një burrë në Malishevë ka rënë në pranga nga policia pasi ka dhunuar gruan e tij, vetëm pse kjo e fundit nuk e ka përshëndetur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre. Shtetasi F.H është kthyer në gjendje të dehur në shtëpi, së bashku me një shok dhe i ka bërtitur të shoqes se pse nuk e ka përshëndetur.
Më tej, i revoltuar ai ka goditur me shuplaka të shoqen, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. F.H e ka nxjerrë jashtë shtëpisë gruan dhe tre fëmijët.
Prokurori i rastit në fjalë ka bërë kërkesë e caktimit të paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Burimi: "Abc News"
