Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Qershor 2021, 16:04

Po lahej në det, mbytet një pushues në Durrës

Një pushues në Durrës është mbytur teksa ishte duke u larë në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen Nr. 13, Plazh. Pushuesi ishte një 60-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

NJOFTIMI: “Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.”