Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko ndodhen prej ditësh në Turqi, së bashku me dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën. Ata kanë publikuar vazhdimisht në rrjete sociale foto nga pushimet familjare.

Së fundmi, Elita ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar një foto me aktoren turke shumë të dashur për shqiptarët, Melisa Pamuk.

Dy vajzat shihen të buzëqeshura, teksa Elita e ka etiketuar dhe në postim. Kujtojmë se Melisa është bërë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Asusë te “Karasevda”.





