
Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren Adelina Ismaili. Ajo dhe bashkëshorti festojnë 13 vjetorin e martesës.
Vali i ka dedikuar fjalët më romantike për një rast kaq special. Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Adelinës, duke shkruar se dashuria e vërtetë nuk përfundon kurrë.
“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar ai.