Këngëtari i njohur, Ylber Aliu ka humbur jetën në moshën 33-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur reperi Gold Ag, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai ka ndarë një foto pranë të ndjerit, krahas së cilës ka shkruar: “Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë”.

Ylberi ishte baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe një djali.

