Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Qershor 2021, 11:11

Lajmi i ëmbël: Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Modelja dhe aktorja e njohur nga Izraeli, Gal Gadot është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Gadot ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Daniella. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë bashkëshortit, dy vajzave dhe bebushes së porsalindur.

“Familja ime e ëmbël. Nuk mund të isha më mirënjohëse dhe më e lumtur (dhe e lodhur). Jemi të gjithë shumë të emocionuar për ardhjen e Danielle në familjen tonë”, ka shkruar modelja krahas fotos.