Fifi e ka shprehur publikisht se është e dashuruar dhe madje kohë më parë tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh. Këngëtarja i kushtoi këngë djalit që dashuronte, Xhuljos dhe një tatuazh me fjalën “stracciatella” pasi i thërriste me përkëdheli në këtë mënyrë.

Së fundmi, “Albeu.com” bëri të ditur se Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij. U publikua gjithashtu edhe një foto nga ceremonia e fejesës.

Po si ka reaguar Fifi pas këtij lajmi? E pyetur nga ndjekësit nëse prapë i rastis ta dojë fort dikë që ndoshta nuk do ta dojë këngëtarja nuk ka ngurruar që të përgjigjet dhe është shprehur publikisht.

“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës. Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, është përgjigjur Fifi.



