Propozimi për të lejuar gratë që të martohen me më shumë se një burrë, pra poliandria ka ngjallur debate në Afrikën e Jugut. Poligamia, që i lejon burrat të kenë më shumë se një grua, është e lejuar në Afrikën e Jugut.

Por Kenneth Meshoe, i cili është lider i opozitës në këtë vend thotë se do të ishte shkatërrim për shoqërinë nëse të njëjtat të drejta do të aplikoheshin edhe për gratë.

Për propozimin ka pasur reagime edhe nga personazhe të njohur.
Ylli i reality Musa Mseleku, i cili ka 4 gra dhe merr pjesë në një program për familjet poligame duke folur për BBC tha: “Kjo do të shkatërrojë kulturën afrikane. Çfarë do ndodhë me fëmijët e këtyre njerëzve? Si do ta dinë identitetin e tyre? Gruaja nuk mund të marrë rolin e mashkullit. Kjo është e padëgjuar. E çfarë, mos vallë mashkulli do marrë mbiemrin e saj?”

