Nga Shqipëria / E Martë 29 Qershor 2021, 23:11

Transgjinorja bën histori, shpallet Miss në SHBA

Kataluna Enriquez ka shkruar histori për komunitetin LGBTQ në Nevada. Transgjinorja mundi 21 garuese të tjera për të fituar kurorën e Miss Nevada USA. Me titullin, Enriquez, 27 vjeç, bëhet transgjinorja e parë që fiton një konkurs bukurie.

"Urime Miss-it tonë të ri Nevada USA... Historia u bë!", shkruhet në faqen zyrtare të konkursit në Instagram krah fotos së Enriquez me fustanin ylber.

27-vjeçarja tani do të garojë për titullin Miss USA në nëntor.

"Faleminderit shumë të gjithë që më mbështetën që nga dita e parë. Komuniteti im, ju jeni gjithmonë në zemrën time. Fitorja ime është fitorja jonë. Ne sapo bëmë histori. Gëzuar me krenari," shkroi Missi.

Enriquez gjithashtu postoi një foto para se të fitonte kurorën dhe zbuloi se ajo e kishte bërë fustanin e ylberit vetë përmes linjës së saj të veshjeve.