Këngëtarja shqiptare Xheisara ka kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë me martesë. Xheisara dhe partneri i saj Klajdi kanë mbajtur një ceremoni private me të ftuar vetëm njerëzit më të ngushtë.

Pamjet nga dasma i ka zbuluar një nga mikeshat e artistes, ku Xheisara shfaqet shumë e lumtur duke kërcyer me princin e saj.

Këngëtarja shkëlqen me fustanin e nusërisë teksa identiteti i partnerit nuk është bërë ende i ditur dhe mikesha e Xheisarës është siguruar të mos e tregojë portretin e tij.







