Aktori i njohur turk Taner Olmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin “Doktori i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë. Taner është martuar me aktoren Ece Çe?mio?lu. Çifti i tha po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz.

“Ne jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën tonë me pak të ftuar për shkak të pandemisë.”, tha çifti.

Mes të ftuarve në dasmë ishte dhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ndau disa foto dhe i uroi jetë të lumtur.






