Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në vend. Ndonëse janë kryer 3348 testime, pozitiv me Covid nga rezultuar vetëm një qytetar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë raporton sot tetë të shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në vend 2,456 kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndonëse situata është përmirësuar, ministria vijon t’u bëjë apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat.
