Nga Shqipëria / E Martë 29 Qershor 2021, 14:02

E dhimbshme/ Poni humb njeriun e dashur në moshë të re, lë pas 3 fëmijë

Një lajm shumë i trishtë vjen nga këngëtarja e dashur për publikun, Poni. Kushërira e këngëtares, të cilën ajo e konsideronte si motër ka ndërruar jetë në moshë të re. Lajmin e ka dhënë vetë artistja, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka postuar foton e kushërirës dhe tregon se ajo la pas tre fëmijë.

“Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe, e të më thotë se ti je me ne? E bukura ime ti! Për çfarë të qajë motra jote për ty? Për rininë tënde apo tri yje që ke lënë mbrapa? O zot i madh, ma bëj engjëll këtë lule të bukur, që na copëtoi zemrën! Mos ki merak e shtrenjta ime për Elën, Nadën dhe Martinin, do t’u gjendemi gjithmonë pranë sa të mundim. Kur të vij në Itali, unë do pres të hysh si flutur, e të ulesh në supin tim e të këndosh bashkë me mua, o e bukura ime!”, shkruan Poni.

Poni ka publikuar edhe mesazhin e fundit që i ka dërguar të ndjerës ku tregon se i është këputur shpirti nga kjo humbje.

“Kur erdhi motra jote te pa në spital, përpara një jave mu ca zemra nga një dhimbje që nuk ja uron as armikut. Motër zoti nuk më dha, por unë kisha ty dhe të gjitha kushërirat e mija si motra. A të kujtohet ty e bukura ime kur ishe e vogël dhe kishte lidhur një fjongo të kuqe u rrezove dhe thyeve krahun, dhe të gjithë të thanë mos e lidh me fjongon, po nuk ek ishte fajin fjongo po syri që shkonte tek bukuria jote o shpirti i motrës. Po kur të thoja o motra sa e bukur je dhe duke qeshur ma ktheje, jemi fis i bukur nuk kam faj. Ah sikur ta dije se çfarë na ke bërë, na i ke këputur shpirtin”, ka shkruar Poni mes dhimbjes së madhe.