Amarda Toska ka lançuar linjën e saj të produkteve për kujdesin ndaj fytyrës dhe flokëve. “Ami’s Beauty” mban emrin linja që është formuluar dhe prodhuar në Itali.

Mbrëmjen e djeshme në lançimin e linjës "Ami's Beauty", Ami mbajti një event ku mblodhi miqtë e njerëzit e njohur të ekranit në Hidden Hill.

Sigurisht vëmendje morën edhe veshjet e VIP-ave, shumë prej të cilëve kishin zgjedhur ngjyra të çelura verore.
Vetë Ami dukej shumë elegante me një fustan rozë të lehtë, me gura në pjesën e dekoltesë. Ndërsa Ermali ishte kombinuar me një kostum bojëqielli.

Veshjet e të ftuarve jua sjellim në fotot më poshtë.

















