Nga Shqipëria / E Martë 29 Qershor 2021, 07:07

Chiara Ferragni lë nam, i thotë 'mirupafshim' Greqisë me foto nga Shqipëria

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni pushoi së fundmi në Greqi. Pas largimit, gjatë fluturimit për në Itali ajo publikoi një foto nga avioni që ka shkaktuar shumë reagime. 

34-vjeçarja ka postuar pamje të brigjeve shqiptare dhe ka i thënë gabimisht “mirupafshim” Greqisë.

Pavarësisht “lapsusit” Chiara nuk e ka fshirë foton, sepse ende nuk e ka kuptuar gabimin.

Për postimin e saj kanë reaguar edhe personazhe të ekranit si moderatori Isli Islami, i cili e pyet: "O Chiara ça note e ke nxjerrë gjeografinë zogu?".