Amarda Toska ka vendosur të zbulojë sekretin sesi fytyra e saj është kaq e pastër duke lançuar linjën e saj të produkteve për kujdesin ndaj fytyrës dhe flokëve. “Ami’s Beauty” mban emrin linja që është formuluar dhe prodhuar në Itali.

“Shumë e lumtur që po finalizoj një nga projektet e mia ambicioze, për të cilin KAM dhe KEMI punuar gjatë”-është shprehur Ami, teksa sot ka mbledhur miqtë e njerëzit e njohur të ekranit në një event tejet privat në Hidden Vill.

Të ftuar janë emra si Holta Daku, Xhemi Shehu, Arjola Demiri, Albana Perhati, Niko Komani, Eraldo Rexho, Sara Kolami, Megi Pojani etj.

Për dekorimin e ambientit, Ami zgjodhi ngjyrat femërore rozë dhe të purpurt ndërsa vetë u shfaq me një fustan elegant që i jepte shumë hijeshi.

Disa foto nga eventi jua sjellim më poshtë:








