Nga Shqipëria / E Hënë 28 Qershor 2021, 20:08

Armando përplaset ashpër me Arjanin: Ta tregoj burrin si të duash. Ma keni nxirë jetën

Armando është përplasur ashpër me opinionistin Arjan Konomi, i cili po komentonte konfliktin e tij me Oltin. Arjani këshilloi Armandon që t’i japë fund kërcënimeve të tipit “mbylle gojën se do të të nxjerrë këtë”.

Ndërsa Armando iu kundërvu duke i thënë se duhet t’i vijë turp dhe më pas tha se ka vendosur që të largohet nga programi duke thënë se ja kanë nxirë jetën. 

Arjan Konomi: Nuk ka gjë më të ulët se të bësh shantazh njerëzve.

Armando: Do burrë? Ta tregoj burrin si të duash. Kthehu përpara.

Arjan Konomi: Mos përdor shantazhe se ka shumë prej atyre që thonë mbylle gojën, e provove ta bëje dhe me mua, aq i pafytyrë je. Faktet përdor si armë, jo kërcënimet. Kujt i thua mbylle gojën se do tregoj fakte.

Armando: Turp të të vijë.

Arjan Konomi: Nxirr faktet. Mos i thuaj “mbyll gojën” njërit e tjetrit. Apo nuk e kupton dot dallimin e kësaj.

Armando: Ju kërkoj të gjithëve ndjesë, do të largohem nga programi. Do më mungoni dhe pse ma keni nxirë jetën më së shumti.

Arjan Konomi: E pranojmë ndjesën tënde.

Armando: Ty veçanërisht nuk të kërkova ndjesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)