Vdekja e Musaen Zenelit ka trishtuar pa masë opinionin publik. I riu ishte rritur pa babain dhe me shumë sakrifica nga nëna. Ai u përcoll sot për në banesën e fundit duke lënë pas shumë dhimbje.
Mësuesja e Musaen Zenelit, Valdete Gjyrezi e shokuar nga ngjarja, ka shkruar një elegji për nxënësin e saj. Mësuesja ka publikuar një foto nga mbrëmja maturës dhe ka prekur me vargjet kushtuar të riut.
"Musaeni yne
Sec e veshi e ema
Dhander per kte dite
Le te gzoje i shkreti
Ti bashkohet shoqerise
Se ndau per mje bluze
As per nje kollare
Ishte veshur bukur
Lezet per ta pare
Ja kishin dhuruar
Te gzohej jetimi
Gzoi e vallzoi
Deri ne 11
Se neser fillonte
Pune si kamarjer
Gezimi tij i pare
Sa te merrte rrogen
Nenes ai me vrap
Doren do ja shendonte
Por kur gzon fukarai
Kur u ba zein
E martoi me plumba
Kostumi i mbet i ri
Nuk e besun shoket
Nuk e besoi shkolla
Musaeni mire
Qe nuk tremb as “sorra”
Ah mor Musaen
Sa zemra trishtove
Kalove pandemin
E plumbin se mashtrove
Nuk ishte faji jot
Ishte fati zi
S’te ndihmoi drejtesia
Por te bani kurban
Dhe kjo asht padrejtsi
Qofsh i xhenetit biri yne,
Ti o djal i ri"

