Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti vazhdon të ketë sukses edhe jashtë trojeve shqiptare. Së fundmi ai ka veshur këngëtaren amerikane të grupit "City girls", Yung Miami.

Yung Miami zgjodhi Valdrinin për paraqitjen e saj në tapetin e kuq të "Bet Awards", e veshur me fustan jeshil me rrjetë dhe detaje që e bënin shumë të veçantë.

Kjo nuk është hera e parë që Valdrini vesh VIP-a me famë ndërkombëtare duke kujtuar këtu edhe Divën Beyoncen.

Ndërkohë Yung Miami u shpall ndër të veshurat më mirë nga mediat e huaja.

