Nga Shqipëria / E Hënë 28 Qershor 2021, 15:03

Pas Spanjës, një tjetër vend heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë

Çekia ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit për shqiptarët. Ata që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi nuk kanë nevojë për test Koronavirusi, apo për vaksinë.

Pasagjerët mjafton të jenë të pajisur me bileta, pasaporta dhe maska. Kujtojmë se ditën e sotme i njëjti vendim u raportua dhe për Spanjën.