Një 39-vjeçar me shtetësi ruse u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Ai ndodhej në banesën e tij dhe u gjet nga kunati, i cili ka lajmëruar policinë.
“Abc News” raporton se shtetasi është Eduart Nikshini. Kufoma e 39-vjeçarit është gjetur e dekompozuar dhe dyshohet se ishte prej disa ditësh aty.
Policia dhe fqinjët janë futur në banesë me kundërgaz për shkak të aromës së rëndë. Sipas policisë dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
