Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë. Një 58-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhet nga një platformë metalike e pusit të naftës, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
“ABC News” raporton se të njëjtin veprim e ka ndërmarrë më parë dhe bashkëshortja e tij, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.
Njoftimi i plotë:
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.
Rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.
