Ditën e sotme nëna e të ndjerës Caroline Crouch, Susan ka fituar kujdestarinë e vajzës së vogël, Lidia. Urdhri është lëshuar nga Zyra e Prokurorisë në Departamentin për të miturit.
“Ai më mori vajzën time, nëse unë e humbas mbesën time do të ishte një goditje fatale”, u shpreh nëna e Carolinës para disa ditësh.
Departamenti duke pasur për qëllim mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës ka vendosur të dërgojë dosjen në Prokurorinë e Volos, e cila do të monitorojë kujdesin ndaj saj.
Në bazë të urdhrit, familja e pilotit do të mund të shohë foshnjën pesë ditë në muaj. Por të dyja palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve. Kujtojmë se Caroline u vra nga bashkëshorti, piloti grek Babis Anagnostopoulos.
Burimi: "Abc News"
