Nga Shqipëria / E Hënë 28 Qershor 2021, 10:10

Lajmi i ëmbël: Reperja e famshme është shtatzënë për herë të dytë

Çifti i njohur i Showbizit, Cardi B dhe Offset do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë reperja gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021”, ku është shfaqur me barkun e rrumbullakosur.

Më tej, Cardi B ka publikuar në rrjete sociale një foto duke treguar sërish barkun, me mbishkrimin #2. Ajo ka marrë urime të shumta nga ndjekësit për shtatzëninë.

Kujtojmë se Cardi B dhe Ofsset janë prindër të një vajze të quajtur Kulture Kiari Cephus, e cila ka lindur në Korrik të vitit 2018-ë.