Nga Shqipëria / E Hënë 28 Qershor 2021, 08:08

E rëndë në Shëngjin/ Kunati gjen të vdekur në banesë 39-vjeçarin rus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

39-vjeçari E.N me shtetësi ruse është gjetur i vdekur nga kunati, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas dyshimeve të para, 39 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë, në katin e pestë të një  banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi ruse, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj? e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"