Nga Shqipëria / E Hënë 28 Qershor 2021, 00:12

Rezarta me fat, ja kaq pak duan vajzat nga partneri gjatë pushimeve

Rezarta dhe Ermali janë me pushime e jo vetëm po kënaqen, por falë Ermalit, Rezarta po publikon disa foto që kanë marrë vëmendjen.

Në foton e fundit Rezarta shfaqet duke pozuar buzë pishinës me rrobabanjo të bardha e flokët gërsheta dhe tregon se Ermali është bërë super fotograf pas 157 shkrepjesh.

“Ermali është bërë super fotograf, tani e bën një foto të hajrit pas 157 shkrepjesh, në krahasim me vitet e kaluara që mbushej memoria e telefonit dhe prapë se kisha 1. Po partnerët tuaj te e sata shkrepje janë këtë vit?", shkruan Rezarta.