Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 22:10

Humbi jetën ditën e parë të punës, Capital T bën gjestin human për familjen e Musaenit

Të afërm të 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë kanë pranuar se e ëma nuk kishte asnjë mundësi financiare për të mbuluar të paktën shpenzimet e funeralit të djalit të saj. Por Capital T ka bërë një gjest human dhe është është ofruar të ndihmojë familjen e djalit.

“Iconstyle.al” kontaktoi me reperin dhe bën me dije se ai është ofruar të mbulojë pa zhurmë të gjitha shpenzimet e funeralit të Musaenit.

Capital T do t’i gjendet pranë familjes në këtë moment kaq të vështirë, ndërsa gjesti i tij vlen si shembull për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sado pak nënën dhe vëllain e të ndjerit.