Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 18:06

I kërkojnë të mjelë dhitë, Shqipja i plotëson dëshirën fansave (Video)

Shqipja e "Përputhen" ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” , ku të ftuarit merren me punë bujqësie dhe blegtori. Shqipes iu dha detyrë të milte një dhi, nisur dhe si kërkesë e ndjekësve të saj. Pavarësisht hezitimit dhe frikës ajo pranoi dhe Ervini e ndihmoi.

Pas disa përpjekjesh Shqipja arriti të nxjerrë qumështin e dhisë.

"Shqipe, pse të thonë njerëzit që je si dhi e egër, me këto komentet, fjalët që thua për njerëzit?", e pyeti Ervini.

“Nuk e di Vini, më vjen natyrshëm”, u përgjigj Shqipja.