Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi ishte i ftuar këtë të dielë në rubrikën “Trotuar”. Ai rrëfeu se para disa muajsh kishte menduar të hapte një studio muzikore, por më pas kishte hequr dorë.

“Para dy muajsh do hapja studio muzikore, por m’u duk diçka pa fitim të madh, sepse nuk merrja vesh vetë dhe e lashë fare”, tha Andi.

Kujtojmë se ish-konkurrenti është prej kohësh në një lidhje me Melisën, me të cilën dhe bashkëjeton.





