Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 14:02

Melisa vishet, lyhet dhe del me shoqërinë, Andi luan mendsh

Në puntatën e sotëm të rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”, Melisa dhe Andi rrëfyen të pathëna nga lidhja e tyre e dashurisë.

Ata treguan për një ditë kur e kishin lënë të qëndronin bashkë, por kishin përfunduar duke dalë me shoqërinë. Andi tha se Melisa, e cila nuk lyhej kurrë kur dilte me të, atë ditë ishte lyer duke e luajtur mendsh.

“Andi është pak provokues. Ishim në shtëpi, do rrinim bashkë, çohet një moment Andi dhe thotë do dalim me çunat për darkë. Okay, po dal dhe unë me Anën i thashë. Çohem, vishem, lyhem…që unë s’lyhem kurrë”, tha Melisa.

“Melisa ka një gjë se sa herë del me mua është ndryshe nga ekrani, nuk lyhet, i kap flokët, një palë tuta. Atë ditë unë vesha një palë tuta të shkurtra, një palë atlete ça më kapi dora, kur shoh Melisën të veshur me fustan e të lyer. Luajta mendsh, pse nuk vishet me mua ashtu?”, shtoi Andi.