Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 13:01

‘Unë dhe Antonela u lodhëm kot’, Sara konfirmon ndarjen nga Atdheu dhe zbulon arsyen: Atij i pëlqen...

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sara Malaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo konfirmoi ndarjen nga Atdheu, duke thënë se nuk mendon se do të ketë më një rikthim mes tyre.

E pyetur për arsyen, Sara u shpreh se Atdheut i pëlqejnë më shumë brunet, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se mos ndoshta një vajzë tjetër është bërë shkaku i ndarjes.

“Unë dhe Atdheu nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (referuar Antonelës) na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti", deklaroi ish-konkurrentja.