Dy taksistë në Sarandë janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin. Mësohet se sherri ka ndodhur në Turizëm-Kanali i Çukës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 24 vjeçari I.H.
32-vjeçari Bilal Lamçe i ka prerë me sëpatë tendinat e gishtave të dorës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë autori është arrestuar nga policia.
Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.
Burimi: "NewsBomb"
