Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22 vjeçari që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi.
Në aksident humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Të plagosur mbetën drejtuesi i Audit, Igli Madani dhe dy pasagjerët e tij. Raportohet se 22 vjeçari ka qenë me shpejtësi 200km/h dhe e ka goditur nga pas makinën “Toyota” me të cilën udhëtonte familja Gushi.
Burimi: "Abc News"
