Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 11:11

‘M’i vranë te dera e shtëpisë’, flet mes lotësh babai i dy vëllezërve në Velipojë

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mbrëmjen e djeshme në Velipojë ka folur për mediat, duke treguar se sherri ka ndodhur për shezlonget, ashtu siç u raportua dhe më parë.

“Kjo që më ka ndodhur mua, të mos i ndodhë askujt. Mua më është fikur dera. Janë zënë për disa shezlonge, m’i kanë vrarë te dera e shtëpisë. M’i kanë vrarë të dy djemtë, ça më duhet jeta më? Nuk di asgjë, të parin kanë vrarë djalin e madh që e kam me pashaportizim anglez, ka ardhur për të punuar, djersa e tij është kjo….më kanë vrarë dhe tjetrin, te dera ime. Me armë nuk sqarohet, i kam pas shokë. Jemi lind e rrit bashkarisht, nuk e kuptoj. Nuk e prisja prej tyre”, ka rrëfyer ai.

Kujtojmë se të vrarë kanë mbetur Kujtim Ferracaku 59-vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç, Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Burimi: "Abc News"