Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku katër persona mbetën të vrarë me armë zjarri. (Lexo këtu)
Mësohet se shtetasi Myzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç është njëri ndër viktimat. Dje ishte dita e tij e parë e punës si kamarier në hotelin e familjes “Gocaj”.
Ai ishte i pranishëm në momentin kur familjet Ferrcaku dhe Gocaj kanë nisur konfliktin.
Të vrarë kanë mbetur dhe Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç.
Burimi: "NewsBomb"
