Nga Shqipëria / E Diel 27 Qershor 2021, 09:09

Tronditëse/ Masakër me 4 viktima në Velipojë, zbulohet arsyeja e sherrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy janë plagosur me armë zjarri.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli ka zbuluar detajet nga masakra që ka tronditur vendin. Raportohet se Kujtim Ferracaku, pronar i një restoranti në Velipojë, është konfliktuar me pronarët e një hoteli nga familja Gocaj.

Shkak i sherrit ka qenë konflikti për shezlonget. Të vrarë kanë mbetur Kujtim Ferrcaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

"Abc News"