Reperi i njohur shqiptar, Çarti Çartani do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur “Prive”.

Mësohet se Çartani është prej vitesh në një lidhje dashurie, por identiteti i partneres nuk dihet. Ai e mban shumë larg vëmendjes së mediave dhe publikut jetën private.

Kujtojmë se dikur Çartani ka qenë shumë i komentuar në rrjet, por dy vite më parë ai u shkëput nga muzika.




