Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 21:09

E rëndë/ U njohën në Facebook, dy shqiptarët abuzojnë seksualisht për tre ditë rrjesht me 19 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Dy shtetas shqiptarë, 20 vjeç, janë arrestuar në Mykonos nën akuzën e përdhunimit të një vajze 19-vjeçare. Policia greke ka bërë të ditur se viktima është njohur në Facebook me njërin ndër djemtë dhe pasi kanë shkëmbyer disa mesazhe, kanë vendosur të dalin në një lokal nate në Athinë.

Pas hetimeve ka rezultuar që i riu i ka hedhur një lëndë të panjohur në pije dhe i ka kërkuar të shkojnë në banesën e tij në një zonë në qendër të Athinës. Sipas deklaratës së vajzës në polici, në banesë ka ardhur dhe një djalë tjetër dhe të dy kanë abuzuar seksualisht me të për tre ditë rrjesht.

Pas tre ditësh torturë, ata e kanë braktisur në portin e Pireut për t’u larguar në drejtim të ishullit të Mykonosit ku dhe janë arrestuar. 19 vjeçarja shqiptare i ka denoncuar menjëherë.

Burimi: "Protothema.gr"