Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur për raportin me këngëtaren Enca Haxhia.

I pyetur se çfarë e lidh me Encën, ai është përgjigjur “Fillimisht një projekt”.
“Sa seksi të duket Enca nga 1 në 10?”, ishte një tjetër pyetje pikante, të cilës Bearti iu përgjigj troç: 12.

Kujtojmë se sot Enca publikoi këngën e re të titulluar “Rakia”, ku Bearti është protagonisti në klip.





